Saturday, August 15, 2026
spot_img
HomeLajmeKolona të gjata në Merdarë, mërgimtarët presin me orë për të dalë...

Kolona të gjata në Merdarë, mërgimtarët presin me orë për të dalë nga Kosova (VIDEO)

Fluksi i automjeteve në pikat kufitare të Kosovës po vazhdon, ndërsa pritje më të gjata janë raportuar në disa pika kufitare.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata aktualisht janë në pikën kufitare në Merdarë, ku në dalje nga Kosova pritjet arrijnë deri në 3 orë, ndërsa kolonat e automjeteve shtrihen deri në 2000-2500 kilometra.

Një lexues ka dërguar fotografi në redaksinë tonë, ku shihen kolonat e gjata të automjeteve të krijuara në këtë pikë kufitare.

Ndërkohë, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikat e tjera kufitare situata paraqitet më e qetë dhe nuk raportohet për pritje shumë të gjata./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT