Prej disa ditësh, kolona të gjata kamionësh janë krijuar në pikën kufitare në Merdarë, duke shkaktuar vonesa të mëdha për shoferët që presin të hyjnë në Kosovë.
Sipas pamjeve të siguruara nga Klan Kosova, qindra kamionë janë bllokuar në radhë, ndërsa shoferët përballen me kushte të vështira.
“Jam në ditën e tretë të pritjes. Po hasim vështirësi të mëdha, madje edhe sigurimi i ushqimit është bërë problem”, tha njëri nga shoferët, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.
Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme:
The post Kolona të gjata kamionësh në Merdarë: Shoferët në pritje prej tre ditësh, ankohen për mungesë ushqimi (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


