Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Klubi i saj i Shenjtarisë ka dale i pari në garat e mbajtura më 1 mars, “Kupa Adem Jashariâ.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se ky aktivitet i jashtëzakonshëm bashkoi gjashtë klube të ndryshme dhe ishte një mundësi e shkëlqyer për të testuar aftësitë dhe shkathtësitë e garuesve.
“Klubi i Shenjtarisë â Policia e Kosovës, që po merr pjesë për herë të parë në këto gara, ka arritur rezultate të shkëlqyera duke fituar tri vendet e para në disiplinen e Pushkës Serike, kategoria Senior meshkuj, si dhe më disiplinën e Pistoletës Standard, kategoria Senior femra, vendi i parë”, thuhet në njoftimin e policisë. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


