Ditët e fundit, Klodi dhe Elijona kanë reaguar publikisht pas përfundimit të lidhjes së tyre, duke konfirmuar se tashmë janë ndarë.
Elijona ka konfirmuar se lidhja ka përfunduar, ndërsa Klodi ka mohuar se tradhtia ka qenë shkak i ndarjes, pa dhënë detaje të tjera rreth arsyes së vërtetë.
Sipas “Prive By LS”, kriza mes tyre kishte nisur që në muajin gusht.
Burime pranë situatës kanë bërë të ditur se vendimi për t’i dhënë fund lidhjes ka ardhur nga ana e Elijonës, pas disa rrethanave që, sipas tyre, mund të kenë qenë të vështira për t’u kapërcyer.
Megjithatë, arsyeja konkrete e ndarjes nuk është bërë publike, pasi as Klodi dhe as Elijona nuk kanë zgjedhur të tregojnë se çfarë ka ndodhur mes tyre.
Sipas të njëjtave burime, ndarja nuk po përjetohet lehtë nga asnjëri prej tyre dhe të dy po e kalojnë këtë periudhë me vështirësi emocionale.
Për momentin, Klodi dhe Elijona kanë zgjedhur t’i mbajnë për vete detajet e historisë së tyre.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


