Anton Keçi, 52 vjeç, dhe Bora Keçi, 20 vjeçe, janë viktimat e aksidentit fatal të ndodhur në Lezhë, ku automjeti i tyre doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal.
Babë e bijë humbën jetën si pasojë e aksidentit, i cili dyshohet të ketë ndodhur gjatë pasdites, por është zbuluar më vonë në mbrëmje.
Familjarët, pasi nuk arritën të kontaktonin me ta, njoftuan autoritetet, të cilat më pas lokalizuan automjetin dhe trupat e pajetë të viktimave.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


