Tuesday, August 25, 2026
spot_img
HomeLajmeKërkimet për 78 vjeçarin Xhafer Raqi do të pezullohen përkohësisht

Kërkimet për 78 vjeçarin Xhafer Raqi do të pezullohen përkohësisht

Edhe sot kanë vazhduar kërkimet për 78 vjeçarin Xhafer Raqi, i cili tash e gati një javë është shpallur i zhdukur nga familja.

Pas përfundimit të ditës së sotme do të pezullohen kërkimet për të moshuarin, deri në marrjen e një informacioni të ri ose piste të re të kërkimi.

Kështu tha për Klankosova.tv Mentor Maloku, kryetari i Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim.

“Kërkimet kanë vazhduar edhe sot. Është njoftim zyrtar që me përfundimin e kërkimeve sot do të pezullohen përkohësisht kërkimet deri në marrjen e ndonjë informacioni të ri ose ndonjë piste të re të kërkimit”, deklaroi Maloku për Klankosova.tv.

Në operacionin e kërkimit pos familjes e qytetarëve, janë angazhuar edhe policia, Shoqata e Kërkim-Shpëtimit, Drejtoria e Emergjencave, FSK-ja.

Deri më tani krejt çka është gjetur është një sandale e cila dyshohet se i përket të moshuarit.

Zgjerohet perimetri i kërkimit për të moshuarin Xhafer Raqi

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT