Tuesday, June 23, 2026
spot_img
HomeLajme“Kërdi” me drogë në objekte të braktisura, shtetit “s’ia nin” (VIDEO)

“Kërdi” me drogë në objekte të braktisura, shtetit “s’ia nin” (VIDEO)

Dhjetëra objekte të braktisura anë e mban Kosovës janë shndërruar në rrezik potencial për qytetarët, për faktin se ato janë bërë çerdhe për narkomanët.

Në fillim të sezonës së katërt, Kiksi prezantoi këtë fenomen në tri komuna, Prishtinë, Ferizaj dhe Pejë.

Historia e çuditshme e një personi, trupi i së cilit i është çelbur nga përdorimi i drogave për disa dekada, ishte në një nga episodat për këtë fenomen.

Ai jeton në këtë shtëpi të braktisur të lagjes “Bregu i Diellit” afër një furre buke.

Këtë shtëpi ky person e bashkëndan me dhjetëra narkomanë që qarkullojnë gjatë ditës.

Fati i shtëpisë do të mbetet i tillë edhe për shumë kohë.

Pak kilometra larg kryeqytetit, të njëjtin veprim si ky person po e bënë vet komuna e Ferizajt.

Kjo pasi, sic thonë ata, ato objekte i takojnë Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Shiringa, shishe metadoni, prezervatizë, Xanax e mbetje të tjera kishin lënë përdorues të drogave edhe në shumë objekte të pabanuara në Pejë.

Kjo situatë po i shqetëson banorët e lagjes.

Frikën më të madhe thonë se e kanë për fëmijët, pasi që krejt afër këtyre objekteve gjenden shkollat.

Në shumë qytete të Kosovës, këto ndërtesa janë bërë vendqëndrime për narkomanë, derisa insitucionet deri më tani për to nuk kanë ndërmarrë asgjë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT