Thursday, August 27, 2026
spot_img
HomeLajmeKërcënim me bombë në disa institucione në Shqipëri: Do të copëtoheni

Kërcënim me bombë në disa institucione në Shqipëri: Do të copëtoheni

Një sërë institucionesh në disa qytete të vendit janë përfshirë mëngjesin e sotëm në një alarm sigurie, pasi në adresat e tyre elektronike është dërguar një mesazh kërcënues me përmbajtje terroriste.

Sipas Policisë së Shtetit, emaili është dërguar nga një adresë ende e paidentifikuar dhe në të pretendohej se në institucionet e përfshira ishte vendosur një bombë. Pas marrjes së kërcënimit, strukturat e Policisë së Shtetit kanë kryer kontrolle dhe verifikime në ambientet e institucioneve të sinjalizuara.

Ndër institucionet që kanë marrë mesazhin kërcënues janë SPAK, GJKKO, ISSH, AIDA, Gjykata e Lezhës dhe institucione të tjera në disa qytete të vendit. Burime për rtsh.al bëjnë me dije gjithashtu se në institucionet ku ka alarm për bombë, për shkak të masave të sigurisë, stafet respektive janë urdhëruar që të mos rikthehen në ambientet e tyre të punës deri në orën 12:00.

Nga kontrollet e kryera deri tani nuk është konstatuar asnjë bombë apo lloj tjetër eksplozivi. Ndërkohë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, po punon për identifikimin e autorit dhe gjurmimin e adresës elektronike nga e cila janë dërguar kërcënimet.

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë, duke theksuar se nuk ka vend për panik.

Në mesazhin kërcënues pretendohet se në ndërtesa janë vendosur bomba dhe se ajo do të shpërthejë pas dy orësh. Mesazhi përmban gjithashtu kërcënime të rënda ndaj punonjësve të institucioneve.

“Pershendetje. Kjo eshte Shteti Islamik. Me vulinetin e Allahut, kemi vendosur nje bombē ne ndertesen tuaj. Ajo do te shpertheje pas dy oresh.
Pas késaj, ju te pafe do te copétoheni. Pastaj do t’ju vrasim.
Allahu Akbar
”, thuhet në email.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT