Tuesday, June 23, 2026
spot_img
HomeLajmeKëndohet “Shqipëria ime” në veri: Provokim apo festë për të gjithë? (VIDEO)

Këndohet “Shqipëria ime” në veri: Provokim apo festë për të gjithë? (VIDEO)

Në sheshin e Mitrovicës së Veriut janë vendosur shtëpizat dimërore, të cilat do të qëndrojnë deri më 20 janar.

Mbrëmë, një performancë e gjallë muzikore, ku u interpretuan këngë rock dhe të tjera në gjuhën shqipe dhe angleze, ka ngjallur reagime të ndryshme.

Ndër këngët e interpretuara ishte edhe “Shqipëria ime”, e cila ka shkaktuar polemika në mesin e qytetarëve, njofton Klankosova.tv.

Disa e kanë cilësuar si provokim, duke argumentuar se këngët shqipe nuk përshtaten në një zonë që shpesh perceptohet si delikate për shkak të tensioneve.

Megjithatë, ka pasur edhe të tjerë që e kanë konsideruar një moment unik dhe jo domosdoshmërisht një provokim.

Pavarësisht reagimeve, atmosfera përgjithësisht ka qenë pozitive, edhe pse pjesëmarrja e qytetarëve serbë ka qenë e kufizuar.

Në lidhje me këtë, gazetari Urall Boshnjaku ka folur në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ndiqeni për të kuptuar më shumë nga atmosfera e djeshme.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT