Tuesday, August 11, 2026
spot_img
HomeLajmeKardiologu ngre alarmin: Pacientit iu përshkrua Prasugrel, në farmaci mori Xarelto –...

Kardiologu ngre alarmin: Pacientit iu përshkrua Prasugrel, në farmaci mori Xarelto – “Mund ta marrë pacientin në qafë”

Kardiologu Dr. Arlind Batalli ka ngritur shqetësimin për një rast që, sipas tij, mund të kishte pasoja serioze për shëndetin e pacientit, pasi medikamenti i përshkruar nga mjeku dyshohet se është zëvendësuar në farmaci me një ilaç tjetër.

Në fotografinë e publikuar shihet rekomandimi mjekësor “Prasugrel 10 mg”, ndërsa pranë tij ndodhet një kuti e Xarelto-s, me substancë aktive rivaroxaban.

“Kur farmacisti apo tekniku e merr guximin me ndërru medikamentin dhe merr pacientin në qafë”, ka shkruar kardiologu Batalli, duke alarmuar për rrezikun e ndërhyrjes në terapinë e përcaktuar nga mjeku.

Rasti është veçanërisht shqetësues për faktin se nuk bëhet fjalë për zëvendësimin e një bari me një ekuivalent me të njëjtën substancë aktive. Prasugreli dhe rivaroxabani janë barna të klasave të ndryshme dhe veprojnë përmes mekanizmave të ndryshëm: prasugreli është antiagregues trombocitar, ndërsa rivaroxabani është antikoagulant oral direkt.

Megjithatë, nga fotografia dhe deklarata e publikuar nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur se kush e ka bërë zëvendësimin dhe në çfarë rrethanash, ndaj përgjegjësia konkrete eventuale mbetet për t’u sqaruar.

Sinjali do të tentojë të sigurojë informacione shtesë lidhur me rastin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT