Saturday, July 11, 2026
spot_img
HomeLajmeKanye ndez Tiranën: Minutat e fundit para koncertit, mijëra fansa mbushin “Eagle...

Kanye ndez Tiranën: Minutat e fundit para koncertit, mijëra fansa mbushin “Eagle Stadium”

Gjithçka duket gati në “Eagle Stadium” për koncertin e këngëtarit të njohur Kanye West.

ABC News Albania sjell pamje nga brenda stadiumit, ku West pritet të ngjitet në skenën madhështore të krijuar enkas për këtë event.

Kanye West konsiderohet një nga artistët më me ndikim në historinë e hip-hopit. Gjatë karrierës së tij, ai ka publikuar albume që kanë lënë gjurmë në muzikë, si “The College Dropout”, “Graduation”, “808s & Heartbreak” dhe “Donda”, ndërsa është shpërblyer me 24 çmime Grammy.

Përveç suksesit në muzikë, West ka ndërtuar edhe një karrierë të suksesshme në industrinë e modës përmes markës Yeezy. Revista “Time” e ka përfshirë dy herë në listën e njerëzve më me ndikim në botë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT