Saturday, July 11, 2026
spot_img
HomeLajmeAksident i rëndë në Elbasan, një grua bllokohet në veturë

Aksident i rëndë në Elbasan, një grua bllokohet në veturë

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë.

Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk është hapur për qarkullimin e automjeteve.

Si pasojë e përplasjes, një grua ka mbetur e bllokuar brenda njërit prej mjeteve. Për nxjerrjen e saj është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës, i cili e ka bërë të mundur lirimin e të lënduarës, shkruan Euronews.al.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë dhe ekipet e urgjencës, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT