Saturday, June 20, 2026
spot_img
HomeLajmeKamioni del jashtë rrugës në aksin Barilevë–Prugovc

Kamioni del jashtë rrugës në aksin Barilevë–Prugovc

Një aksident trafiku është regjistruar pasditen e së shtunës në rrugën Barilevë–Prugovc, ku një kamion ka dalë jashtë rrugës pasi drejtuesi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin.

Si pasojë e incidentit, kamioni ka përfunduar në një gropë pranë rrugës, ndërsa në vendngjarje është dashur ndërhyrja e mjetit të tërheqjes për ta nxjerrë automjetin.

Ende nuk ka informacione zyrtare nëse nga aksidenti ka persona të lënduar.

Ndërkohë, Sinjali ka tentuar të kontaktojë Policinë e Kosovës për më shumë detaje rreth rastit, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje zyrtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT