Iniciativa “Jo në emrin tim” ka paralajmëruar një aksion simbolik para objektit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), lidhur me aktgjykimin e fundit në Hagë.
Sipas njoftimit të organizatorëve, aksioni do të mbahet të premten, duke filluar nga ora 10:00.
Përmes këtij aksioni, iniciativa synon t’i drejtojë Akademisë një pyetje publike lidhur me aktgjykimin, ndërsa pas përfundimit të aksionit organizatorët do të japin edhe një deklaratë për media.
Aksioni do të zhvillohet para objektit të ASHAK-ut në Prishtinë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


