Thursday, July 2, 2026
spot_img
HomeLajme“Jetimat e Ballkanit” në Natën e Kadrit mblodhën rreth 5 milionë euro...

“Jetimat e Ballkanit” në Natën e Kadrit mblodhën rreth 5 milionë euro për ata që kanë më së shumti nevojë

Kryetari i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka bërë të ditur se në Natën e Kadrit, të enjten, janë mbledhur rreth 5 milionë euro për ata që kanë më së shumti nevojë.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se mbrëmja e së mërkurës ishte një natë e veçantë, një natë zemrash të hapura dhe duarve që japin.

“Në iftarin e parë të organizuar nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, me pjesëmarrjen e bizneseve nga të gjitha trojet shqiptare, u prezantua projekti madhështor, një shpresë e re për ata që kanë nevojë”.

“Dhe përgjigja ishte e jashtëzakonshme! Me një zemërgjërësi të pashoqe, biznesmenët shqiptarë dhuruan afro 5 milionë euro, duke dëshmuar edhe një herë se mirësia dhe solidariteti janë vlerat që na bashkojnë dhe na bëjnë më të fortë”, ka thënë Kastrati. /Klankosova.tv

The post “Jetimat e Ballkanit” në Natën e Kadrit mblodhën rreth 5 milionë euro për ata që kanë më së shumti nevojë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT