Kryetari i shoqatës së familjeve të dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka thënë se Serbia me sulmin që nisi ndaj familjes Jashari në Prekaz ka menduar që të do të shuhej nisma e kosovarëve për liri të vendit.
Në Klan Kosova, ai ka theksuar se ndodhi e kundërta me rënien heroike të komandanti legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij kosovarët vetëm se u mobilizuan më shumë dhe iu bashkuan rrugëtimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin e vendit.
“Pushtuesi ka menduar me zhdukjen e këtyre njerëzve, të komandantit legjendar Adem Jashari, por edhe kësaj lagjeje do të shuhet siç ka ndodhur në periudhat historike se kur janë vrarë udhëheqësit, grupet kanë rënë dhe rezistenca është shuar”.
“Falë kësaj rënie biblike ndodhi e kundërta u motivuan dhe u mobilizuan njerëzit nga të gjitha anët, u rreshtuan në radhët e UÇK-së, erdhën njerëzit edhe nga diaspora, ajo ishte e pandalshme dhe ishin të vendosur deri me lirinë e vendit, kjo ndodhi me luftën e lavdishme të UÇK-së që u zgjerua në të gjithë Kosovën, kemi njerëz edhe nga pjesë të tjera shqiptare që kanë ardhë dhe janë përgjigjur, dhe përveç përgjigjes edhe kanë rënë dëshmorë”.
“Me dëshmorët e UÇK-së, dhe me mbajtjen gjallë të amanetit të të madhit ‘Hasan Prishtina’ i cili tha ‘Liria është e qëndrueshme kur fitohet me gjak’ është vulosur me gjakun e 59 dëshmorëve këtu, por edhe me gjithë dëshmorët kudo dhe kurdo që kanë rënë për lirinë tonë”, ka thënë Jashari. /Klankosova.tv
The post Jashari: Serbia mendoi zhdukjen e lagjes së Jasharave (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


