Katër persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur pasi një sulm ajror izraelit goditi dje një spital në jug të Libanit, raportoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit.
Sipas raportimeve, dhjetëra mjekë dhe infermierë janë në mesin e të plagosurve në Spitalin Jabal Amel në qytetin e Tiros, ndërsa katër prej tyre ndodhen në gjendje kritike. Informacioni është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Libanit.
Sulmi ka shkaktuar dëme të mëdha dhe të rënda në kate dhe reparte të ndryshme të spitalit.
Fotografitë e publikuara nga vendngjarja tregojnë ekipet e emergjencës duke kërkuar nëpër rrënoja pas sulmit.
Izraeli ka intensifikuar operacionet ushtarake në jug të Libanit gjatë ditëve të fundit.
Qyteti i Tiros ndodhet disa kilometra në jug të lumit Litani, zonë përtej së cilës forcat ushtarake izraelite kanë avancuar së fundmi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


