Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeIslami: Nëse Evropa tregohet e vonuar, atëherë Kosova s’është në tokë të...

Islami: Nëse Evropa tregohet e vonuar, atëherë Kosova s’është në tokë të bukës (VIDEO)

Opinonisti Dardan Islami tha se Kosova fatkeqësisht nuk është mirënjohëse për ndihmat e SHBA-së ndaj saj.

Megjithëse, ai shton se në pozitën që është Kosova, nuk mund të bëjë asgjë më shumë, por përmend një marrëveshje strategjike, që sipas Islamit, Kosova do duhej ta kishte, transmeton Klankosova.tv.

“Ne kemi mbetur duke numëruar votat, por në fund të fundit, është shumë pak se çka mundet me bë Kosova në këto momente. Kosova do të duhej të kishte një marrëveshje strategjike me Shqipërinë së pari, që i mungon, për emergjencat e para”, tha ai për emisionin “Ora Shtatë”.

Tutje, ai shtoi se nëse Evropa do të tregohet e vonët, sipas tij, Kosova nuk do të jetë në tokë të bukës, pasi ajo do të jetë super e vonuar.

“Me rikthimin e kontrolleve kufitare Kosovë-Shqipëri, kjo tregon për një situatë të shpejt e cila po zhvillohet, po flas gjithmonë për Evropën. Nëse Evropa tregohet e vonuar, shumë e vonuar në këtë lojë, atëherë mund ta marrim me mend ku është Kosova. Kosova është super e vonuar, nuk është në tokë të bukës, siç e themi ne, nuk është në kohë reale”.

The post Islami: Nëse Evropa tregohet e vonuar, atëherë Kosova s’është në tokë të bukës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT