Sunday, August 16, 2026
spot_img
HomeLajmeIshte në arrati, ky është i dyshuari që u kap pas të...

Ishte në arrati, ky është i dyshuari që u kap pas të shtënave në Pejë

Një person sot shtiu me armë në rrugën “Wesley Clark” në Pejë.

Dyshohet se deri te konflikti erdhi pas një mosmarrëveshje verbale mes dy palëve, kurse nga rasti nuk ka pasur të lënduar.

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe pas arrestimit është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

“Personi që dyshohet se ka shtënë sot me armë zjarri, pas arrestimit nga Policia e Kosovës dhe intervistimit është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit”, tha Shkodran Nikçi për klankosova.tv.

Burime të klankosova.tv mësojnë se i ndaluar është S.Morina ish pjesëtar i Policisë së Kosovës.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT