Ish-prokurori në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte, Geoffrey Nice, ka thënë se Gjykata Speciale do të lë një njollë në të gjithë Kosovë dhe se procesi në Hagë nuk i ka sjellë Kosovës gjë tjetër veç dëm.
“Një njollë do t’i ketë mbetur Kosovës si rezultat i procesit të gjatë dhe të stërzgjatur të Dhomave të Specializuara. Dhe kjo nuk i ka sjellë Kosovës asgjë tjetër përveç dëmit. Nuk e ka lejuar vendin të dalë nga e kaluara dhe të shikojë drejt së ardhmes. Kosova është ngadalësuar vazhdimisht dhe është njollosur nga këto akuza që janë ngritur”, ka deklaruar Nice për Vox-in.
Ish-prokurori ka potencuar se problemi me Gjykatën Speciale ka qenë dhe do të mbetet krijimi i saj mbi bazën e raportit famëkeq të senatorit zviceran, Dick Marty, për të cilin thotë se nuk ka gjë substanciale.
“Problemi për Kosovën me këtë gjykatë ka qenë dhe mbetet fakti se, përmes një procesi të zgjatur, është mbështetur raporti i Martyt, i cili nuk përmbante asgjë substanciale, për të imponuar krijimin e kësaj gjykate”, ka thënë ish-prokurori.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


