Tuesday, August 18, 2026
spot_img
HomeLajmeInspektorati ndalon punimet në një objekt në Fushë Kosovë, evidentohen shkelje të...

Inspektorati ndalon punimet në një objekt në Fushë Kosovë, evidentohen shkelje të sigurisë në punë

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërprerë punimet në një objekt në Fushë Kosovë, pas konstatimit të shkeljeve të dispozitave ligjore që lidhen me sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

Gjatë inspektimit janë evidentuar parregullsi që, sipas Inspektoratit, paraqesin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëmarrësve.

Për këtë arsye, është urdhëruar ndalimi i menjëhershëm i punimeve deri në eliminimin e të gjitha mangësive të konstatuara dhe përmbushjen e kërkesave ligjore për krijimin e një ambienti të sigurt pune.

Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet në terren dhe ndërmarrjen e masave ndaj rasteve që cenojnë sigurinë e punëtorëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT