Wednesday, August 19, 2026
spot_img
HomeShowbizIa bën sefte me gol te Marseille, dhëndri i Kosovës feston me...

Ia bën sefte me gol te Marseille, dhëndri i Kosovës feston me shqiponjë

Mbrojtësi Benjamin Pavard ia ka bërë sefte golit te Marseille, mirëpo ajo që ka marrë vëmendjen është festa me shqiponjë.

Pasi u martua me gjakovaren Kleofina Pnishi, Pavard nuk ka harruar t’i “përshëndes” shqiptarët, me golin ndaj Lorient.


Pas asistimit të Mason Greenwood, Pavard e dërgoi topin brenda rrjetës për ta dyfishuar epërsinë dhe menjëherë bëri shqiponjën.

Marseille aktualisht është në epërsi me rezultat bindës 3:0, ndërsa zë pozitën e katërt në tabelë me gjashtë pikë./Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT