Monika Kryemadhi ka folur publikisht për marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin Ilir Meta, duke theksuar se ruan respekt për 33 vitet e kaluara së bashku, pavarësisht sfidave.
Në një intervistë për Top News, Kryemadhi u shpreh se periudha e bashkëjetesës me Metën ka qenë ndër më të bukurat në jetën e saj, ndërsa pranoi se ka pengje për kohën e pamjaftueshme me familjen.
Ajo gjithashtu hodhi poshtë akuzat për tradhti, duke i cilësuar si manipulime të shëmtuara dhe jo njerëzore, ndërsa theksoi se raporti i tyre është dëmtuar nga ndërhyrje dhe keqinterpretime.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


