Wednesday, May 13, 2026
spot_img
HomeLajme“I ke shërby një organizate kriminale si VV”, përplasje e ashpër Kajtazi-Shala...

“I ke shërby një organizate kriminale si VV”, përplasje e ashpër Kajtazi-Shala (VIDEO)

Opinionistët Azdren Shala dhe Vehbi Kajtazi janë përplasur ashpër gjatë debatit në Rubikon të Klan Kosovës, ku është diskutuar për listat e partive politike.

Ka qenë gazetari Kajtazi që ka akuzuar Shalën se i ka shërbyer Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurti, pasi që ai, për disa vite ka qenë aktivistë i këtij subjekti politik.

“Unë fola për pushtetin 6-vjeçar dhe unë nuk kam faj që Azdreni është njëri prej atyre që i ka shërbyer një organizate kriminale si Vetëvendosja. Ky nëse don me bë spastrimin, mund të gjejnë vende tjera”, ka thënë ndër të tjerash Kajtazi.

Kurse, Shala ka thënë se ai nuk e ka fsheh asnjëherë që ka qenë pjesë e Levizjes Vetëvendosje, por ka akuzuar edhe disa gazetarë, që sipas tij, kanë ndikuar në rritjen e VV-së dhe Kurtit.

“Unë nuk e kam fsheh kurrë, nuk mundesh me kërku me u rrëfy. Unë kur e kam parë atë dimension, unë kam dal nga VV-ja. Një pjesë e mirë e gazetarëve e keni pru në pushtet. Kajtazi edhe shumë gazetarë të tjerë kanë rënë në tregimin e VV-së, pa i shërbyer asaj.”, ka thënë Shala. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT