Wednesday, July 8, 2026
spot_img
HomeLajmeI ekstraduari nga Hungaria dyshohet se ishte i përfshirë në rastin “Kobra”

I ekstraduari nga Hungaria dyshohet se ishte i përfshirë në rastin “Kobra”

Një person është ekstraduar nga Hungaria për në Kosovë, me kërkesë të Interpolit.

Klankosova.tv mëson se i njëjti ishte i përfshirë në rastin “Kobra”.

Ai dyshohet për vepren penale “Armëmbajtje pa leje dhe fshehje e provave” dhe i ishte shmangur drejtësisë kosovare.

Lidhur me rastin ka njoftuar edhe Policia e Kosovës.

“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet hungareze pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “Armëmbajtje pa leje dhe fshehje e provave” dhe i njëjti i ishte shmangur drejtësisë. Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Hungarisë. I dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësive përkatëse policore për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë transmeton Klankosova.tv.

Më 3 janar 2023, në lokalin “Kobra City” në Prizren, u vra një shtetas i Shqipërisë.

Fund arratisjes, i kërkuari ekstradohet nga Hungaria në Kosovë

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT