Thursday, July 2, 2026
spot_img
HomeLajmeI dënuari për vrasje ‘zhduket’, nuk u kthye pasi doli për vikend...

I dënuari për vrasje ‘zhduket’, nuk u kthye pasi doli për vikend nga Dubrava

Një i burgosur i dënuar për vrasje nuk është kthyer në Burgun e Dubravës pas një lejeje vikendi.

Klankosova.tv mëson se bëhet fjalë për Veprim Nikçin, i cili sipas informacioneve nuk është paraqitur në burg pas përfundimit të lejes së rregullt në fundjavë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, i cili ka bërë të ditur se i njëjti është shpallur në kërkim.

Policia po e kërkon, ndërsa akoma nuk dihen detajet e tjera. /Klankosova.tv

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT