Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, mbrëmjen e sotme do të jetë i pranishëm në emisionin Rubikon të Klan Kosovës.
Kjo do të jetë edhe intervista e tij lamtumirëse në Kosovë, pasi edhe mandati i tij si i dërguar i ShBA-së në Kosovë ka përfunduar.
“I kënaqur që u ula me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova për intervistën time lamtumirëse, e cila do të transmetohet këtë mbrëmje. Kam ndarë reflektimet personale nga koha ime në Kosovë, si dhe shpresat e mia për të ardhmen e Kosovës dhe partneritetin ShBA-Kosovë”.
“Faleminderit të gjithë partnerëve tanë në komunitetin mediatik të Kosovës për përkushtimin tuaj ndaj gazetarisë së saktë, të informuar dhe të menduar. Liria e medias është themeli i demokracisë”, u shpreh Hovenieri në një postim në X.
Delighted to sit down with Adriatik Kelmendi at @klankosova_tv for my farewell interview, which will air this evening. I shared personal reflections from my time in Kosovo, as well as my hopes for Kosovo’s future and the U.S.-Kosovo partnership. Thank you to all of our partners… pic.twitter.com/R2h9SJdjWX
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 20, 2024
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


