Azdren Shala, historian, ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka pasur një qëndrim të dyshimtë ndaj Luftës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Sipas tij, i cili foli në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, se kjo parti ka udhëhequr Prishtinën deri në vitin 2013, dhe është përgjegjëse për mosvënien e shtatores së Adem Jasharit, duke theksuar se nuk është çështje neglizhence, por një kompleks ndaj luftës.
“LDK-ja pas luftës ka tentuar të ndryshojë historinë dhe të zhvlerësojë disi UÇK-në dhe pastaj edhe familjen Jashari”.
Ata e udhëhoqën Prishtinën deri në 2013, kështu që përgjegjësinë më të madhe e ka LDK”.
Nuk është mungesë neglizhence ose paaftësi organizimi, sepse kur është fjala për monumentet, ata vendosën përmendore për Rugovën, me të drejtë, por nuk e kanë menduar asnjëherë të vendosin një për Adem Jasharin”.
E gjithë kjo është për shkak të kompleksit që kanë ndaj asaj lufte”, tha, Shala, transmeton Klankosova.tv.
Ndiq detajet, në videon vijuese:
The post Historiani: LDK ka kompleks ndaj luftës, ja pse nuk u bë monumenti i Adem Jasharit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


