Lidhja e së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan e ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë Kurti që t’ia kalojë 24 hektarë manastirit ortodoks që ndodhet në këtë komunë.
“Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për prona është sulmi më i madh që i është bërë rendit juridik dhe kushtetues, shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës. Ne përpjekjet tona nuk do t’i ndalim dhe qysh sot kemi kërkuar ndihmën e juristeve e avokatëve më të mirë që lënda të trajtohet dhe të përgatitet në gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg”, kishte deklaruar në marsin e 2024-ës, historian Shkodran Imeraj.
Përfaqësuesi i historianëve shkon edhe më larg, duke pretenduar se Manastiri i Deçanit nuk ishte ndërtuar si objekt kulti ortodoks, për çfarë njihet sot e shumë vite më parë.
Ai thotë se ka fakte që Manastiri i Deçanit gjatë shekullit të 14-të u ka takuar shqiptarëve. Imeraj shton se Kristobula e Manastirit është marrë nga aty bashkë me katër libra tjerë fetarë në vitin 1330 por askund nuk ekziston origjinali i këtij dokumenti.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


