Friday, August 14, 2026
spot_img
HomeLajmeHaziri i përgjigjet Kurtit: Ka me ju dal tymi herët a vonë...

Haziri i përgjigjet Kurtit: Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i është përgjigjur kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet partive.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka kritikuar deklaratat e Kurtit, duke thënë se ato pasqyrojnë, sipas tij, një situatë kontraverse brenda LVV-së.

“Se sa është kontraverse situata brenda VV-së pasqyrohet nga deklaratat e kryetarit të saj. Deri dje tha se ‘po lypin shumë e nuk ju jap’, ndërsa sot tha se ‘po ju ofroj shumë e janë tërheq’”, ka shkruar Haziri.

Ai ka theksuar se LDK-ja është tërhequr nga procesi i bashkëpunimit, por se vazhdon ta mbajë qëndrimin për zgjedhjen e një presidenti konsensual.

“Ne e mbajmë fjalën për President konsensual, por konstituimi i Kuvendit është hapi kryesor për me pasë President dhe Qeveri”, ka deklaruar Haziri.

Nënkryetari i LDK-së ka paralajmëruar se largimi i partisë së tij nga bashkëpunimi do të ketë pasoja politike.

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi. Kthehu prapa dhe e gjeni vetën shpejtë. Ne e kemi paguar çmimin tonë. Kemi përballu procese edhe më të rënda se kjo”, ka shkruar ai.

Haziri ka përfunduar duke thënë se LDK-ja “ka qenë dhe mbetet besë e shpresë për këtë Republikë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT