Friday, October 2, 2026
spot_img
HomeLajmeHaxhiu takon Ambasadorin e Sllovenisë, flasin për shkëmbimin e përvojave institucionale

Haxhiu takon Ambasadorin e Sllovenisë, flasin për shkëmbimin e përvojave institucionale

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu priti sot në takim Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se biseda u përqendrua në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, në veçanti në dimensionin parlamentar dhe në mundësitë për të thelluar shkëmbimin e përvojave institucionale.

“Kryetarja Haxhiu theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira me Slloveninë dhe vlerësoi mbështetjen e saj të vazhdueshme për konsolidimin demokratik dhe integrimin evropian të Kosovës”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT