Friday, June 12, 2026
spot_img
HomeLajmeHasani: Kurti e ka jetike kapjen e prokurorisë për t’i mbyllur rastet...

Hasani: Kurti e ka jetike kapjen e prokurorisë për t’i mbyllur rastet ndaj ministrave të tij (VIDEO)

Enver Hasani, profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, ka kritikuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti lidhur me sistemin prokurorial, duke thënë se ato bien ndesh me parimin e pavarësisë së prokurorisë.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Hasani tha se në Kosovë dhe në vendet evropiane prokuroria është organ i pavarur nga pushteti dhe se kryeministri nuk ka kompetenca të ndërhyjë në procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit.

“Deklarata e Kurtit për prokurorët në SHBA nuk qëndron. Në vendet në Evropë, përfshirë edhe Kosovën, prokuroria është organ i pavarur nga ekzekutivi. I ka përzier gjërat bazike. Asnjë të drejtë nuk ka kryetari i qeverisë, as këtu e as askund, me të tregu që nuk mund të bëhesh kryeprokuror, sepse është Këshilli Prokurorial ai që e zgjedh kryeprokurorin”, deklaroi Hasani.

Ai mes tjerash theksoi se pushteti aktual synon të ushtrojë kontroll mbi organin e akuzës për shkak të rasteve që janë duke u trajtuar ndaj zyrtarëve qeveritarë.

“Unë besoj fuqishëm që Kurti dhe pushteti aktual e kanë jetike me kap organin e akuzës, me pas kryeprokurorin e tyre për me i mbyllë rastet që janë në procedurë e sipër kundër ministrave dhe pushtetarëve të Kurtit”, deklaroi Hasani. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT