Tuesday, June 23, 2026
spot_img
HomeLajmeHaradinaj akuzon direkt Kurtin për rrymën, thotë se është i lidhur direkt...

Haradinaj akuzon direkt Kurtin për rrymën, thotë se është i lidhur direkt me shitblerjen e saj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për problemet e fundit me energji elektrike, raporton KosovaPress, përcjell Klan Kosova.

Haradinaj tha se Kurti ka penguar secilin investim në energji dhe se është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me shitblerjen e saj prandaj edhe duhet ftuar në prokurori.

Sipas të parit të AAK-së, Qeveria gjatë këtij mandati “ka ditur të mashtrojë qytetarët e vendit në mënyrë shumë të mirë”.

Ditët e fundit shumë zona të vendit kanë mbetur në terr për kohë të gjatë, dhe KEDS0-i ka raportuar për rritje enorme të konsumit me uljen e temperaturave deri në 1400 MË në orë, si dhe për mbingarkesë në sistem.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT