Sunday, August 23, 2026
spot_img
HomeLajmeHajni misterioz terrorizon banorët e Veternikut, qytetarët në hall

Hajni misterioz terrorizon banorët e Veternikut, qytetarët në hall

Një ndërtesë në lagjen Veternik të Prishtinës është kthyer në cak të një personi të dyshuar për vjedhje, duke lënë banorët të shqetësuar dhe në kërkim të sigurisë. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë zbuluar lëvizjet e tij gjatë orëve të vona të natës.

I veshur me rroba të errëta dhe duke lëvizur me kujdes, personi i dyshuar shihet duke hyrë në hapësirat e garazhit të një ndërtese në rrugën “Richard Holbrooke”.

Sipas pamjeve të siguruara nga Sinjali, personi ka hyrë gjatë natës në garazhin e ndërtesës në rrugën “Richard Holbrooke”, ku dyshohet se ka dëmtuar dhe ka vjedhur një veturë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 03:30, ndërsa banorët thonë se kjo nuk është hera e parë që objekti përballet me raste të tilla.

Vetëm rreth tri javë më parë, një banesë në të njëjtin objekt ishte bërë cak i një vjedhjeje të rëndë.

Banorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion për identitetin e personit të paraqitur në pamje, të njoftojnë Policinë e Kosovës.

Rasti mbetet nën hetim, ndërsa autoritetet pritet të ndërmarrin veprimet e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT