Tuesday, June 23, 2026
spot_img
HomeLajmeGruaja raporton dhunë fizike nga bashkëshorti dhe presion psikik nga vjehrra në...

Gruaja raporton dhunë fizike nga bashkëshorti dhe presion psikik nga vjehrra në Fushë Kosovë

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Fushë Kosovë, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe ka përjetuar presion psikik nga vjehrra e saj, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 22 qershor, rreth orës 12:05, në Stacionin Policor, ndërsa ngjarja dyshohet se ka ndodhur një ditë më parë, në lagjen 29 në Fushë Kosovë.

Burimet bëjnë të ditur se ankuesja ka deklaruar se bashkëshorti i saj dyshohet se e ka goditur dy herë me grushte në fytyrë dhe e ka shtyrë në dyshek.

Sipas deklarimit të saj, në rast dyshohet se është përfshirë edhe vjehrra, e cila ka tentuar ta sulmojë fizikisht dhe ndaj së cilës ankuesja ka deklaruar se vazhdimisht ushtronte presion psikik për gjëra elementare.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor për lëndimet e shkaktuara, ndërsa deklarata e saj është marrë në prani të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale.

Në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar dy familjarët e saj.

Pas intervistimit, viktima bashkë me fëmijët e saj ka shkuar te familja e saj në Obiliq.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, me udhëzim të të cilit rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.

Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT