Saturday, July 11, 2026
spot_img
HomeLajmeGjykata shfuqizon emërtimet shqip të rrugëve, sonte mbahet protestë në Tetovë

Gjykata shfuqizon emërtimet shqip të rrugëve, sonte mbahet protestë në Tetovë

Bashkimi Demokratik për Integrim do të organizojë sonte për herë të dytë protestë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e emrave të disa rrugëve dhe sheshit të Tetovës, të miratuar në vitin 2007.

Marshi protestues do të nisë në orën 20:00 nga sheshi i qytetit dhe do të vazhdojë deri te ndërtesa e Komunës së Tetovës.

Në reagimin e saj, BDI ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është arsyeja e drejtpërdrejtë e mobilizimit qytetar, por sipas partisë, shqetësimet janë më të gjera.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për emërimet e rrugëve në Tetovë është ngjarja që mobilizon këtë reagim qytetar, por shqetësimi i qytetarëve është shumë më i gjerë. Për një periudhë të gjatë është krijuar bindja se po zhvillohet një proces i vazhdueshëm i dobësimit të mekanizmave që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit. Çdo zhvillim i veçantë ka shtuar pasigurinë; të marra së bashku, ato krijojnë një pamje që kërkon reagim qytetar”, thuhet në reagimin e BDI-së.

BDI kishte organizuar protestë edhe më 26 qershor.

Gjykata Kushtetuese, më 17 qershor 2026, shfuqizoi vendimin e Këshillit Komunal të vitit 2007, me të cilin sheshi i qytetit dhe shtatë rrugë morën emra në gjuhën shqipe, ndërsa tri rrugë u riemërtuan në gjuhën maqedonase.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT