Sunday, August 23, 2026
spot_img
HomeLajmeGjykata në SHBA rrëzon pezullimin e vizave për Kosovën dhe 74 vende...

Gjykata në SHBA rrëzon pezullimin e vizave për Kosovën dhe 74 vende të tjera

Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar pezullimin e shqyrtimit të vizave për migrantë nga 75 vende, përfshirë Kosovën, duke e cilësuar vendimin e administratës amerikane si të kundërligjshëm.

Sipas REL-it, Gjykata e Qarkut Jugor të Nju Jorkut vlerësoi se sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kishte tejkaluar autoritetin e tij me vendimin për pezullimin e procesimit të vizave.

Masa kishte hyrë në fuqi në janar dhe përfshinte shtetas nga 75 vende, mes tyre Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina.

Gjykatësja Jeannette Vargas konstatoi se zyrtarët konsullorë ishin udhëzuar gabimisht që të refuzonin aplikimet për viza emigrimi vetëm mbi bazën e vendit të origjinës së aplikuesve.

Në listën e vendeve të prekura ishin edhe Afganistani, Egjipti, Brazili, Iraku, Nigeria, Somalia, Tajlanda dhe Jemeni.

Departamenti amerikan i Shtetit kishte arsyetuar pezullimin me pretendimin se migrantët nga këto vende përfitonin ndihma sociale në nivele të papranueshme.

Administrata amerikane ka të drejtë ta apelojë vendimin e gjykatës federale.

Presidenti Donald Trump kishte publikuar më herët një listë të vendeve, migrantët e të cilave, sipas tij, përfitonin ndihma sociale nga Qeveria amerikane, ku përfshihej edhe Kosova.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT