Friday, April 24, 2026
spot_img
HomeLajmeGjykata e Posaçme e Apelit shtyn seancën për Erion Veliajn, shkak njoftimi...

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn seancën për Erion Veliajn, shkak njoftimi i parregullt i kryebashkiakut

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë shqyrtimin e një ankimi të bërë nga kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, mbi shfuqizimin e një vendimi të Shkallës së Parë për pezullimin e afateve të paraburgimit.

Shkak i dështimit të seancës, ka qenë një parregullsi në njoftimin e Veliajt, raporton Top Channel. Çështja do të shqyrtohet më 29 prill.

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca dha një prononcim për gazetaret ku u shpreh se nuk ka asnjë arsye përse të pezullohen afatet e paraburgimit.

“Sot ishte njoftuar klienti por u shty për shkak të një parregullsie. Për seancën tjetër nuk kam informacion. S’mund të them që është shkelje, por ishte një parregullsi për mënyrën se si ishte firmosur.

E rëndësishme është ndryshimi i kësaj praktike që po dëmton jo vetëm zotin Vleiajn, por me çfarë duket të gjithë të paraburgosurit që nuk kanë arsye pse të pezullohet paraburgimi,  sa kohë që avokati i tyre apo ata personalisht nuk kanë shkaqe të paligjshme për shtyrjen e seancave“, u shpreh ai./TCh/

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT