Thursday, July 2, 2026
spot_img
HomeLajmeGjithçka nga Dita 1 – Si rodhi vizita e Thaçit në Kosovë,...

Gjithçka nga Dita 1 – Si rodhi vizita e Thaçit në Kosovë, me kë u takua dhe çfarë tha?

Paraditja e së premtes e solli në Kosovë ish-presidentin Hashim Thaçi.

Gjëja e parë që ai bëri, ishte vizita te varri i babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili vdiq më 16 mars të këtij viti.

Gjykata Speciale nuk e lejoi Thaçin të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait, të cilit lamtumira iu dha të martën, më 18 mars në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt.

“Te varri yt erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falënderoj të gjithë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ishin fjalët që Thaçi kishte zgjedhur të shkruante në lulet që i vendosi në varrin e të atit.

Pas qëndrimit rreth dhjetë minuta tek varri, Thaçi më pas ta vizitojë familjen e tij në Burojë, ku qëndroi për disa orë.

Aty, ish-udhëheqësi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u pa me nënën dhe gruan e tij.

Anëtarët e tjerë të familjes Thaçi nuk i takoi, pritet që me ta të shihet në selinë e misionit evropian për sundimin e ligjit (EULEX) në Prishtinë, ku edhe është duke qëndruar.

Thaçi pritet që aty të takohet me djalin, Endritin, si dhe me motrën e vëllezërit e tij.

Zona ku qëndronte ish-kryeministri kosovar, çdo herë ishte e rrethuar nga Policia e Kosovës, ndërsa rrugët u  monitoruan edhe nga njësitë e EULEX-it, të cilët e shoqëruan atë vazhdimisht.

Dhomat e Specializuara i kanë dhënë dy ditë për Hashim Thaçin, të qëndrojë në Kosovë.

Klan Kosova ka mësuar se kjo vizitë është e kushtëzuar, meqenëse janë një sërë masash të rrepta sigurie që duhet të respektohen, për çka në vazhdimësi është i mbikëqyrur nga njësitet e EULEX-it.

Gjykata Speciale rreth ardhjes në Kosovë të ish-presidentit të shtetit tha: “Për arsye bindëse humanitare, trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake, kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë në Kosovë nga paraburgimi për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”.

Në këtë vizitë Thaçi u përshëndet me shumë qytetarë nbga larg, por gjithmonë duke mbajtur dorën në zemër. /Klankosova.tv

The post Gjithçka nga Dita 1 – Si rodhi vizita e Thaçit në Kosovë, me kë u takua dhe çfarë tha? appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT