Friday, October 2, 2026
spot_img
HomeLajmeGjini për shkarkimin e Isufajt: Kosova bëri edhe një hap të madh...

Gjini për shkarkimin e Isufajt: Kosova bëri edhe një hap të madh drejt totalitarizmit

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas shkarkimit të Blerim Isufajt nga posti i kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, duke e cilësuar këtë vendim si “hap i madh drejt totalitarizmit”.

Gjini ka kritikuar ashpër mënyrën e qeverisjes, duke thënë se për herë të parë që nga koha e komunizmit, Kosova po qeveriset, sipas tij, nga një kastë me tipare të një regjimi totalitar.

“Shkarkimi i Kryeprokurorit të Speciales është një ndër veprimet më të gabuara të këtij regjimi! Kosova bëri edhe një hap të madh drejt totalitarizmit. Tashmë, për herë të parë që prej kohës së komunizmit, Kosova qeveriset nga një kastë me tipare të pastra të një regjimi totalitar. Nga slogani “hajnat në burg“ përfundoi te “hajnat nën mburojën e pushtetit”. Kosova ka mjaftueshëm njerëz të ditur dhe patriotë. Populli i Kosovës do ta rikthejë qeverisjen demokratike e të përgjegjshme dhe do ta rivendosë sundimin e ligjit. Por kjo duhet të ndodhë shpejt. Koston e kësaj mënyre të qeverisjes për një kohë do ta paguajnë qytetarët tanë. Por kjo kastë do të përfundojë keq, pashmangshëm”, ka shkruar Gjini në Facebook.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT