Wednesday, September 23, 2026
spot_img
HomeLajmeGjenden të pajetë dy emigrantë sirianë në Korçë

Gjenden të pajetë dy emigrantë sirianë në Korçë

Dy emigrantë sirianë, rreth 25 dhe 30 vjeç, janë gjetur të pajetë në një zonë malore mbi fshatin Kamenicë, në Korçë.

Sipas të dhënave paraprake, ata nuk kanë shenja dhune dhe dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave të ulëta.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Dyshohet se të rinjtë mund të kenë kaluar ilegalisht kufirin, duke theksuar rreziqet që përballen emigrantët gjatë kalimeve të paligjshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT