Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeFlakët përpijnë Bjeshkët e Deçanit – dyshime për zjarrvënie nga dora e...

Flakët përpijnë Bjeshkët e Deçanit – dyshime për zjarrvënie nga dora e njeriut (VIDEO) 

Bjeshkët e Deçanit morën një pamje të dhimbshme të dielën në mëngjes, teksa tymi dhe flakët mbuluan një pjesë të zonës malore.

Zjarri, i cili filloi të shtunën në mbrëmje në Kullën e Qelisë, dogji disa hektarë pyje, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ekosistem.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha për emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, se përhapja e flakëve u përkeqësua nga era e mesditës së të shtunës.

“Në mëngjes situata ishte nën kontroll, por era favorizoi përhapjen e zjarrit. Për këtë arsye, kërkuam ndihmë nga vullnetarët, deklaroi ai, transmeton Klankosova.tv.

Në operacionin për shuarjen e flakëve morën pjesë zjarrfikës nga Deçani dhe Juniku, si dhe Shoqata e Agjencisë së Menaxhimit të Pyjeve, të cilët arritën ta lokalizojnë zjarrin pa pasur nevojë për ndërhyrje nga niveli qendror.

Ende nuk dihet shkaku i saktë i zjarrit, por dyshimet kryesore lidhen me zjarrvënie  nga dora e njeriut me qëlllim, ose pakujdesi njerëzore.

“Një gjë dihet, ai zjarr nuk është ndezur vetë”, tha Ramosaj, duke lënë të hapur mundësinë e një hetimi mbi rastin.

Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme:

The post Flakët përpijnë Bjeshkët e Deçanit – dyshime për zjarrvënie nga dora e njeriut (VIDEO)  appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT