Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeLajmeFesta pagane: Vjen Shën Gjergji me muzikë, pite e hitha (VIDEO)

Festa pagane: Vjen Shën Gjergji me muzikë, pite e hitha (VIDEO)

Shumë qytetarë u ngjitën deri në Kalanë e Artanës për të shënuar festën e Shën Gjergjit, që thanë se ka rëndësi të veçantë për ta.

Dikush thotë që për këtë festë, që shënohet çdo fillim-maj, bëjnë edhe ushqime më speciale, raporton Klan Kosova.

Ata që vijnë për nder të kësaj dite, s’kthehen pa shkuar edhe në Tyrben e fshatit, që ka një legjendë interesante.

Shën Gjergji është festë pagane që shënon ardhjen e pranverës dhe ringjalljen e natyrës.

Ndërsa në mitologji, figura e Shën Gjergjit njihet për mposhtjen e dragoit, simbolin e të keqes, për të mbrojtur drejtësinë dhe besimin.

Ndiqeni kronikën për më shumë detaje:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT