Sunday, May 31, 2026
spot_img
HomeLajmeFerizaj: Dy shoferë motoçikletash gjobiten për shkelje të rënda në trafik

Ferizaj: Dy shoferë motoçikletash gjobiten për shkelje të rënda në trafik

Policia e Kosovës ka vazhduar kontrollet e shtuara në trafik në komunën e Ferizajt, me fokus të veçantë te drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve, në kuadër të planit operativ “Kontrolli i shtuar i qarkullimit të motoçikletave dhe skuterëve”.

Sipas policisë, më 31 maj 2026, rreth orës 15:15, në rrugën “Shaban Viça” në Ferizaj janë ndaluar dy drejtues motoçikletash, të cilët po qarkullonin në kundërshtim me rregullat e komunikacionit rrugor.

Njëri prej tyre, R.M., 25 vjeç, është gjobitur me 500 euro për mosposedim të kategorisë përkatëse A për drejtimin e motoçikletës. Atij i janë shqiptuar edhe tri pikë negative, si dhe masa mbrojtëse e heqjes së patentë-shoferit për tre muaj.

Përveç kësaj, R.M. është gjobitur edhe me 200 euro të tjera pasi motoçikleta që drejtonte ishte e paregjistruar dhe pa targa.

Policia ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT