Klubi zviceran, Baseli, ka njoftuar të premten se ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka pësuar një dëmtim në stërvitje dhe do të mungojë së paku një ndeshje.
Kapiteni i Baselit nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër Sionit, që zhvillohet të dielën në ora 14:00.
Sipas faqes zyrtare të klubit, Shaqiri ka pësuar një “dëmtim të vogël strukturor muskulor në kofshën e djathtë” gjatë stërvitjes së mbajtur më 21 prill, ndërsa rikuperimi i tij mund të zgjasë disa javë.
“Kapiteni i FC Basel, Xherdan Shaqiri, pësoi një dëmtim të vogël strukturor muskulor në kofshën e djathtë gjatë stërvitjes të martën, më 21 prill 2026”.
“Ai nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme në shtëpi kundër FC Sion dhe koha e tij e rikuperimit mund të jetë disa javë. Të urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë, Shaq!”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, golashënuesi më i mirë i Baselit këtë sezon ka munguar vetëm në dy ndeshje deri më tani: në përballjen në shtëpi kundër Thunit për shkak të pezullimit nga kartonët dhe në një ndeshje si mysafir ndaj St. Gallenit për shkak të problemeve muskulore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


