Friday, June 12, 2026
spot_img
HomeLajmeFatmir Sopi: Raporti britanik forcon dyshimet ndaj Speciales (VIDEO)

Fatmir Sopi: Raporti britanik forcon dyshimet ndaj Speciales (VIDEO)

Fatmir Sopi nga Organizata e Veteranëve të Luftës, në “Kosova Today” në Klan Kosova, tha se raporti  i britanikëve për Gjykatën Speciale, tregon qartë se çfarë qëllimi ka e njëjta.

Vetë fakti se Prokuroria e kësaj Gjykate Speciale është shërbyer me dokumente të fabrikuara nga qarqe të ndryshme inteligjente të ushtrisë dhe të policisë serbe, poashtu nga prokuroria serbe, dihet se Serbia me gjithë instancat e saj ka qenë palë luftuese, prandaj vetë ushqimi me ato të dhëna, me ato ‘dëshmi’, është argumentuese se kjo prokurori është e disponuar që krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë”, ka thënë Sopi, raporton Klankosova.tv.

Ai poashtu foli edhe për ndihmën e shtetit në procesin e gjykimit, ku bëri të ditur se shumë avokatë të njohur kishin heqë dorë nga mbrojta për shkak të kushteve, ndërsa shtoi se kjo gjykatë është duke i njollosur jo vetëm krerët e UÇK-së, të cilët janë duke u gjykuar aktualisht atje, por edhe vetë rrënjët e shtetit të Kosovës.

“Përkrahja shtetërore ka qenë e mangët që nga fillimi për këtë punë, duke ua shkurtuar edhe fondet. Ju e dini që në dy-tri raste, avokatët më eminentë kanë hequr dorë në mungesë të fondeve, kanë hequr dorë nga mbrojtja e zotëri Thaçit dhe zotëri Veselit, prandaj kjo flet mjaft se shteti ynë nuk ka qenë mjaftueshëm i angazhuar duke e ditur se aty nuk po gjykohen thjesht katër persona, aty është e gjithë lufta jonë, aty është pavarësia jonë, aty është shtetësia jonë”, është shprehur ndër të tjera Sopi.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT