Wednesday, July 1, 2026
spot_img
HomeLajmeFamilja Thaçi falënderon qytetarët dhe institucionet për nderimet dhe ngushëllimet e sotmeSinjali

Familja Thaçi falënderon qytetarët dhe institucionet për nderimet dhe ngushëllimet e sotmeSinjali

Pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të të ndjerit Haxhi Thaçi, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, familja Thaçi i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në homazhet e sotme, mbledhjen komemorative dhe varrimin e kryefamiljarit të tyre.

“I falënderojmë të gjithë qytetarët për mbështetjen. I falënderojmë delegacionet nga Shqipëria, Maqedonia dhe gjitha trevat shqiptare për nderimet, si dhe institucionet e Kosovës për telegramet e ngushëllimit. Pjesëmarrja masive e qytetarëve, mbështetja e tyre duke na qëndruar afër këto ditë, na e zbut dhimbjen dhe na e bënë më të lehtë t’i kalojmë këto ditë të rënda”, ka thënë Idriz Thaçi, vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ai e ka falënderuar edhe personelin shëndetësor të QKUK-së për kujdesin dhe profesionalizimin e treguar për babanë e Thaçit gjatë këtyre tre muajve.

Njëherësh, ai është shprehur mirënjohës edhe për Komunën e Skenderajt, nën patronatin e së cilës u organizuan aktivitetet e ditës së sotme.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT