Tuesday, July 21, 2026
spot_img
HomeLajmeErërat e forta dëmtojnë çatinë e një objekti në Viti, intervenojnë zjarrfikësit...

Erërat e forta dëmtojnë çatinë e një objekti në Viti, intervenojnë zjarrfikësit (VIDEO)

Si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve të shiut, në fshatin Sllatinë e Epërme të Komunës së Vitisë janë dëmtuar dhe rrëzuar disa shtylla elektrike, ndërsa raportohet edhe për dëmtimin e një çatie të një objekti.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani tha për Klankosova.tv se nga këto dëmtime nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për sigurimin e zonës.

Po ashtu bëhet e ditur se në vendngjarje kanë intervenuar edhe nga Drejtoria për Shërbime Publike të Komunës së Vitisë, njësitet e zjarrfikësve, KEDS-i dhe Drejtoria për Emergjenca, të cilat janë duke u marrë me pasojat e shkaktuara nga kushtet e vështira atmosferike.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek qytetarët që gjatë kushteve të tilla atmosferike të kenë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara dhe të respektojnë udhëzimet e institucioneve përgjegjëse”, tha Osmani për Klankosova.tv.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT