Thursday, July 2, 2026
spot_img
HomeLajmeErdhi nga diaspora, 40-vjeçarja vdes në Mitrovicë – familja kërkon obduksion (VIDEO)

Erdhi nga diaspora, 40-vjeçarja vdes në Mitrovicë – familja kërkon obduksion (VIDEO)

Një grua rreth 40-vjeçare, e cila dyshohet se kishte ardhur nga mërgata në Kosovë, ka humbur jetën në Mitrovicë, teksa ndodhej në shtëpinë e bashkëshortit të saj.

E ndjera fillimisht është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e saj.

Familjarët e viktimës, nëna dhe babai, kanë kërkuar që trupit të së ndjerës t’i bëhet obduksioni, pasi sipas tyre ajo kishte ardhur në Kosovë në gjendje të mirë shëndetësore.

Detaje shtesë për rastin janë dhënë nga gazetari korrespondent, Urall Boshnjaku, në emisionin “Ora 7”:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT