Friday, September 4, 2026
spot_img
HomeShowbizEmma Watson thotë se nuk mund ta shikojë një skenë të zhveshjes...

Emma Watson thotë se nuk mund ta shikojë një skenë të zhveshjes që kishte në filmin “The Perks of Being a Wallflower”

Aktorja e njohur britanike, Emma Watson, ka rrëfyer së fundmi arsyen pse ndihet e parehatshme kur sheh disa skena nga filmi i saj i vitit 2012, “The Perks of Being a Wallflower”.

Në intervista për LADbible dhe BBC Radio 1, ajo tregoi se ka vështirësi t’i rikthehet disa momenteve të xhirimeve, sidomos atyre ku personazhi i saj, Sam, shfaqet me veshje provokuese ose në skena intime.


Watson, e cila është bërë e famshme në mbarë botën për rolin e saj si Hermione Granger në serinë e “Harry Potter”, pranoi se nuk ndihet rehat me skenat e zhveshjes apo ato që përfshijnë intimitet.

– YouTube www.youtube.com

Ajo shpjegoi se dëshiron të ruajë një distancë të shëndetshme midis imazhit të saj publik dhe roleve të guximshme, për të mos u shkëputur nga figura që e ka bërë të dashur për audiencën.

Një nga skenat që e ka bërë ta ndjejë më shumë këtë parehati është ajo ku Sam dhe miqtë e saj performojnë pjesë nga filmi “The Rocky Horror Picture Show”.

“Nuk mund ta dallosh, por isha absolutisht e tmerrshme”, ka treguar ajo.

Watson tregon edhe një herë anën e saj njerëzore dhe mënyrën si e përjeton artin – jo vetëm si pjesë të karrierës, por edhe si një përvojë personale dhe emocionale. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT